Papa Françesku dënon “shpërdorimin pervers të pushtetit rus” në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Papa Françesku dënon “shpërdorimin pervers të pushtetit rus” në Ukrainë

Papa tha se ukrainasit janë sulmuar në "identitetin, historinë dhe traditën" e tyre dhe po "mbrojnë tokën e tyre".

Papa Françesku ka dënuar sot "shpërdorimin pervers të pushtetit" të shfaqur në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe bëri thirrje për ndihmë për ukrainasit.

Ai tha se ukrainasit janë sulmuar në "identitetin, historinë dhe traditën" e tyre dhe po "mbrojnë tokën e tyre".

BBC raporton se komentet e Papa Françeskut, në një mbledhje të përfaqësuesve katolikë evropianë, shënojnë disa nga mesazhet e tij më të fortat e tij në mbrojtje të së drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet sovran dhe për të mbrojtur veten kundër agresionit rus.

Deklarimi i Papës vjen pak pasi kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkut Kirill, tha se koncepti i një "lufte të drejtë" ishte i vjetërsuar pasi “luftërat nuk janë kurrë të justifikueshme” dhe duhet “predikuar paqen, jo politikën”.