Zelensky thërret Rusinë për bisedime paqësore
BKT
   Ukraina

Zelensky thërret Rusinë për bisedime paqësore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thërret Rusinë për bisedime paqësore `pa vonesa`.

Ai tha se është mundësia e vetme e Rusisë për të kufizuar dëmet nga gabimet e saj që nga fillimi i agresionit të saj.

“Kjo është mundësia e vetme për Rusinë për të pakësuar dëmet nga gabimet e saj. është koha të takohemi, të flasim, është koha të rivendoset integriteti territorial dhe drejtësia për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë aq të mëdha, saqë do t’u duhen disa gjenerata për t’i rikuperuar”, tha Zelensky përmes një video mesazhi.