Hapet korridori humanitar në Luhansk
BKT
   Ukraina

Hapet korridori humanitar në Luhansk

Guvernatori i regjionit lindor të Ukrainës, Luhansk, thotë se korridori i evakuimeve do të hapet pasditen e së shtunës.

Serhiy Gaiday në një postim në Telegram thotë se forcat ruse janë pajtuar që t’i lejojnë banorët të evakuohen në disa qytete në regjion.

 “Korridori humanitar është miratuar nga nivelet e larta. Shpresoj që marrëveshjet e arritura nga rusët të respektohen”, thotë Gaiday.