Deputeti ukrainas: Gjendja në Mariupol është mesjetare
BKT
   Ukraina

Deputeti ukrainas: Gjendja në Mariupol është mesjetare

Deputeti i Ukrainës, Dmytro Gurin ka përshkruar gjendjen në qytetin e rrethuar Mariupol si ‘mesjetare’.

Gurin, prindërit e të cilit kanë ngecur në këtë qytet, tha për BBC se furnizimet me ushqim dhe ujë po pakësohen gjithnjë e më shumë.

 “Njerëzit kanë mbetur pa ushqim e çka është më e rëndësishme, kanë mbetur edhe pa ujë. Para disa ditësh, tanket filluan të qëllojnë ndërtësat nëntë-katëshe duke pamundësuar largimin e njerëzve nga aty. Të gjithë gati po qëndrojnë në banesat dhe bodrumet e tyre me mendimin se do të vdesin pas një ore. Bombardimet dhe të shtënat nuk po ndalen. Edhe avionët po hedhin bomba gjatë 24 orëve”, tha Gurin.

Ai po ashtu shprehu pesimizëm për planin e korridoreve humanitare nga qyteti, duke thënë se “ana jonë po tenton me arritë marrëveshje, por Rusia i ka vetëm fjalë”

Ai shtoi se bombardimet e qytetit nga forcat ruse e kanë bërë qytetin të panjohur.

 “Nga fotot që kam parë, nuk ka më qytet. Nga llogartitjet e komunës, 30% e ndërtesave janë krejtësisht të shkatërruara dhe 50% prej tyre janë skajshëm të dëmtuara. Shtëpia ime është djegur totalisht deri në tokë”, thotë Gurin.