Ukraina: Rusia është përfshirë në gjenocid
BKT
   Ukraina

Ukraina: Rusia është përfshirë në gjenocid

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna ka akuzuar Rusinë për akte gjenocidi gjatë agresionit të saj në shtetin ukrainas.

Ajo në një program për BBC thotë se ‘absolutisht beson’ që janë kryer akte të gjenocidit nga regjimi rus dhe se presidenti Putin dhe liderët e Kremlinit janë ‘kriminelë lufte’.

Stefanishyna thotë se një numër i madh i viktimave civilë janë vrarë dhe plagosur gjatë agresionit rus, i cili ka qenë shumë më i ashpër sesa forcat e armatosura të Ukrainës. Ajo pretendon se ‘femrat janë dhunuar me orë të tëra dhe pastaj janë vrarë’ nga ushtarët rusë.

Mirëpo, ajo u zotua se ‘Ukraina do të qëndrojë për aqsa ka nevojë’ dhe prokurori publik i vendit do të akuzojë trupat ruse të dyshuar për krime lufte, duke treguar se diku 2000 raste janë hapur.

Zëvendëskryeministrja lavdoi liderin turk dhe izraelit për rolin e tyre për të gjetur marrëveshje paqësore, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje, e cila do të bënte që Rusia ta pretendojë si territor të saj, si ‘vijë e kuqe’ kjo në diskutime.