Britanikët publikuan hartën e re të sulmeve e progresit rus në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe deklaroi se forcat ruse nuk kanë arritur ende të fitojnë epërsi mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, raporton CNN.
“Forcat Ajrore të Ukrainës dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore vazhdojnë të mbrojnë në mënyrë efektive hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Sipas saj, Rusia nuk ka arritur të fitojë kontrollin dhe se varet nga armët e përdorura nga siguria e hapësirës ajrore ruse për të sulmuar objektivat në Ukrainë.
"Marrja e kontrollit të hapësirës ajrore ishte një nga qëllimet kryesore të Rusisë në ditët e para të konfliktit dhe dështimi i tyre i vazhdueshëm ka reduktuar ndjeshëm përparimin e tyre operacional," tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, e cila sot publikoi hartën më të fundit të sulmeve dhe progresit rus në Ukrainë./kp/























