Të paktën katër të vrarë në Kiev
BKT
   Ukraina

Të paktën katër të vrarë në Kiev

Të paktën katër persona u vranë në bombardimin gjatë natës në një qendër tr

Ndërtesa 10-katëshe u godit nga një shpërthim i fuqishëm, ku e gjithë pjesa jugore e saj ishte shkatërruar.

Në një postim, kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit janë ende duke shuar një zjarr të madh në vendin e sulmit.

Ndërkohë që Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin e saj të fundit të Inteligjencës, duke thënë se luftimet e ashpra po vazhdojnë në veri të Kievit, megjithëse përparimi rus ka ngecur.

Por, pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë. Ata mund ta kenë prioritet përpjekjen për të rrethuar qytetin gjatë javëve të ardhshme.

Bombardimi i civilëve ka zhvendosur rreth 10 milionë njerëz, brenda vendit ose jashtë Ukrainës. Kurse më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur vetëm në Poloni, sipas autoriteteve polake.