09:26 / 21.03.2022
Eksodi i më shumë se 2 milionë ukrainasve në Poloni
Shifrat e fundit tregojnë se 10 milionë njerëz janë zhvendosur, brenda dhe jashtë Ukrainës, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur për në Poloni, ka thënë Garda Kufitare Polake.
Megjithatë, numrat po pësojnë rënie.
Të dielën, rreth 34 mijë njerëz kanë kaluar kufirin, rreth 16 % më pak se të dielën paraprake.
Profesori i Universitetit të Varshavës, Maciej Duszczyk vlerëson se 1.2 milion njerëz janë ende në Poloni.























