10:24 / 21.03.2022
Ukraina: Rusët goditën rezervuarin 50 tonësh të amoniakut
Zyrtarët thonë se një rezervuar 50 tonësh me amoniak është dëmtuar, pasi objekti në Sumykhimprom është goditur nga forcat ruse.
Sipas raportimeve, është krijuar një shtëllungë nga amoniaku. Kjo shtëllungë përfshinë një zonë prej rreth 2.5 kilometrash, ka thënë guvernatori rajonal, Dmytro Zhyvytskyy.
Ai tha se është raportuar për një të lënduar, i cili ishte punëtor i fabrikës.























