Situatë e vështirë në Mariupol
BKT
   Ukraina

Situatë e vështirë në Mariupol

Zëvendës kryeministrja e Ukrainës e ka përshkruar si shumë të vështirë situatën në qytetin e Mariupolit, në kohën kur Ukraina ka refuzuar ultimatumin rus për ta dorëzuar qytetin.

“Sigurisht që i kemi refuzuar këto propozime”, ka thënë Iryna Vereshchuk, duke shtuar se situata është shumë e rëndë.

Moska kishte propozuar se në rast që pranohet ultimatumi, korridoret humantiare nga Mariupoli do të hapeshin nga ora 7:00 e mëngjesit.