10:59 / 21.03.2022
BE “nuk lodhet” nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis tha se BE “nuk do të lodhet” nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, apo ta ndihmojë Ukrainën.
Gabrielius Landsbergis paralajmëroi kundër një “ndjesie për të cilën duhet ulur e marrë frymë thelle”.
Duke folur për media në Bruksel, ai tha se është e “pashmangshme” që të flitet për sektorin e energjisë.
“Dhe ne definitivisht duhet të flasim për naftën. Sepse nafta sjellë të ardhurat më të mëdha për buxhetin rus dhe është lehtësisht e zëvendësueshme”, tha ai.























