Paralajmërohet orë policore në Kiev
BKT
   Ukraina

Paralajmërohet orë policore në Kiev

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka paralajmëruar “orë policore” në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, nga ora 8:00 e mbrëmjes të së hënës, deri në 7:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Klitschko tha se dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantëve nuk do të hapen të martën.

“Po kërkoj nga të gjithë që të qëndrojnë nëpër shtëpi apo strehimore kur të fillojë alarmi”, ka thënë ai.