11:40 / 21.03.2022
BE paralajmëron “rrezikun e madh” të trafikimit të fëmijëve ukrainas
Komisionerja e BE-së për Punë të Brendshme ka paralajmëruar se fëmijët ukrainas janë në rrezik “të madh” nga trafikimi, gjatë ikjes së tyre nga pushtimi rus.
Ylva Johansson tha se gjysma e 3.3 milionë njerëzve që kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i luftës, janë fëmijë.
Ukraina ka një numër të madh të fëmijëve që janë jetimë, apo që kanë lindur nga nëna surrogate, e të cilët nuk janë marrë nga prindërit adoptues.
Kjo e rritë rrezikun e kidnapimit apo trafikimit të tyre, ka thënë Johansson.























