11:54 / 21.03.2022
Kina do të japë edhe 1.57 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
Kina do të ofrojë ndihmë humanitare shtesë në vlerë prej 1.57 milionë dollarëve për Ukrainën, “bazuar në zhvillimin e situatës dhe nevojat aktuale”, ka thënë të hënën Ministria e Jashtme e Kinës.
“Kina do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në promovimin e përmirësimit të situatës në Ukrainë dhe do të japë kontributin e saj për të tejkaluar krizën humanitare”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.
Kina ofroi grupin e parë të ndihmave për Ukrainën më herët këtë muaj, në vlerë prej rreth 800 mijë dollarësh.























