Rihapet pjesërisht bursa në Rusi
BKT
   Ukraina

Rihapet pjesërisht bursa në Rusi

Bursa në Moskë është hapur pjesërisht, për herë të parë që nga 25 shkurti, një ditë pasi filloi lufta në Ukrainë.

Tregtimi i detyrimeve dhe aksioneve në tregjet financiare të Rusisë u pezullua, pasi stoqet ranë me 33%.

Sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë po vërehen gjerësisht në fushën ekonomike. Disa supermarkete po kursejne në artikujt bazik, sikurse kripa dhe vaji.

Bursa është hapur në 13:00 me orën lokale, vetëm për disa hua për detyrimet, të lëshuara nga qeveria ruse.

Këtë mëngjes, rubla ruse është vlerësuar 105 dollarë amerikanë. Ajo ka rënë për një çerek, që nga fillimi i luftës.