12:49 / 21.03.2022
Duhet më shumë se një javë për ta marrë Mariupolin
Një lider i seperatistëve të mbështetur nga Moska në lindje të Ukrainës ka thënë se nevojitet më shumë se një javë për ta marrë nën kontroll Mariupolin, raporton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.
“Nuk jam shumë optimist se për dy apo tri ditë apo edhe një javë e mbyllë këtë çështje. Fatekqësisht, jo, qyteti është i madh”, citohet të ketë thënë Denis Pushilin, lideri i të ashtuqujturës Republika Popullore e Donestskut.























