13:07 / 21.03.2022
Ushtria ruse thotë se ka kryer sulme me raketa ndaj objektivave në Ukrainë
Gjeneralmajori, Igor Konashenkov pretendoi se sulmet shkaktuan dhjetëra viktima, por CNN raporton se ende nuk ka qenë e mundur të verifikohen asnjë nga këto pretendime.
Forcat ruse kanë hedhur raketa dirigjuese që fluturojnë ulët dhe me shpejtësi konstante në disa objektiva në Ukrainë.
Gjeneralmajori, Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ka deklaruar sot se raketat kanë pasur cak kryer një qendër trajnimi ushtarak ukrainas në qytetin Nova Lyubomyrka, në Rivne, rajonin veriperëndimor të Ukrainës.
Konashenkov tha se raketat e dirigjuara shkatërruan gjithashtu një depo municioni dhe selinë e një brigade pranë fshatit Selets.























