13:22 / 21.03.2022
Tetë të vrarë në sulmet në Kiev
Fotot dhe videot nga vendi i sulmeve në qendrën tregtare Retroville, në periferi të pjesës veri-perëndimore të qytetit, tregojnë vetëm gërmadha dhe zjarr që del prej tyre.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas ka njoftuar se 8 persona është konfirmuar të jenë vrarë nga sulmet ruse në disa shtëpi dhe një qendër tregtare mbrëmjen e së dielës në Kiev.
Shërbimet e urgjencës të Ukrainës kishin njoftuar më herët se janë katër të vrarë nga sulmi në lagjen Podilskyi të kryeqytetit, por sipas të dhënave të prokurorisë numri i personave të vrarë është 8 dhe 20 të plagosur.























