13:30 / 21.03.2022
Ministri Reznikov thotë se në Mariupol u shkatërruan planet ruse
Ukraina hodhi poshtë më herët një ultimatum të Rusisë për të dorëzuar qytetin e rrethuar Mariupol të caktuar në orën 5 të mëngjesit me kohën e Moskës.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka thënë se mbrojtësit e qytetit Mariupol luajtën një "rol të madh në shkatërrimin e planeve të armikut".
Reznikov ka theksuar se forcat ruse ishin bllokuar diku tjetër, por pranoi ekziston një "situatë të vështirë" në mbarë vendin.
“Duke u përballur me kaq shumë fuqi zjarri ruse në Mariupol, dhjetëra mijëra jetë në të gjithë Ukrainën u shpëtuan. Sot Mariupol po shpëton Kievin, Dnipron dhe Odesën. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë, " ka thënë Reznikov.























