Zelensky i bën thirrje Gjermanisë ta shpëtojë Kievin
Zelensky theksoi se Evropa, sidomos gjermanët kanë fuqinë për të bërë presion mbi Rusinë. “Pa tregtinë tuaj, kompanitë dhe bankat tuaja Rusia nuk do të ketë para për të financuar këtë luftë".
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot Gjermanisë për të shpëtuar kryeqytetin, Kiev, duke thënë se ky qytet që dikur quhej një "Berlin i ri", i ngjashëm në frymën e tij të "hapjes, emocioneve, lirisë në sheshe, sinqeritetit të njerëzve, bareve e partive, tani është i mbyllur”.
“Është i heshtur në pritje të një sirene të re sulmi ajror për të hyrë në strehimore. Është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata trajtojnë plagët e tyre; lindin foshnja dhe vdesin “ ka thënë Zelensky.
Zelensky lëshoi një klip prej 20 sekondash të një sirene sulmi ajror, duke e quajtur atë një tingull që ukrainasit po e dëgjojnë "për orë, ditë dhe javë të tëra".























