14:00 / 21.03.2022
OBSH: 6 sulme të tjera janë kryer në objektet shëndetësore në Ukrainë
Në një njoftim të OBSH-së në Twitter, thuhet se deri më tani ka verifikuar kryerjen e 52 sulmeve ndaj objekteve shëndetësore civile.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar sot se gjashtë sulme të tjera ruse janë regjistruar në 24 orët e fundit në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë.
“ Në 25 ditët e fundit që prej Rusia sulmoi Ukrainën ka pasur më shumë se 52 mbi ndërtesat shëndetësore. Kjo është e papranueshme. Kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë", thuhet në njoftimin e OBSH-së.























