14:27 / 21.03.2022
Borrell dënon "krimet masive të luftës" së Rusisë në Mariupol
Kryediplomati evropian, Josep Borreth deklaroi sot në Bruksel se ajo që po ndodh tani në Mariupol është një krim lufte.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Josep Borrell, në takimin me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel e ka quajtur sulmin e Rusisë në qytetin port ukrainas, Mariupol "një krim masiv lufte".
“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është një krim masiv lufte, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe vrarë të gjithë”, tha Josep
Ndërkohë një varg shtetesh anëtare të BE-së aprovuan sanksione ndaj sektorit kyç të energjisë së Rusisë.























