14:38 / 21.03.2022
Të gjitha portet e Ukrainës të mbyllura për transport detar
Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës, ka njoftuar sot se portet kryesore të vendit do të mbesin të mbyllura për transportin detar.
Të gjitha portet e Ukrainës në Detin e Zi dhe Detin Azov mbeten përkohësisht të mbyllura për anijet që kërkojnë të hyjnë ose dalin në portet e këtij vendi.
Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës, ka njoftuar sot se nuk mund të ofrojë aktualisht kushtet e nevojshme teknike dhe të sigurisë për transportin detar.
Ushtria e Ukrainës pezulloi transportin tregtar në portet e vendit menjëherë pasi Rusia nisi sulmin e saj më 24 shkurt, duke nxitur frikën e ndërprerjeve përmes këtyre nyjeve të rëndësishme të furnizimit.























