14:54 / 21.03.2022
Vazhdon beteja për aeroportin e Kherson
Marina e Ukrainës raportohet se po mban Posad-Pokrovske, vendbanimi i fundit afër pozicioneve ruse që po e përdorin si bazë e aeroportin e Khersonit, që vazhdon të goditet rëndë nga granatimet ukrainase.
Forcat ruse kanë në orët e fundit kanë humbur terren në betejën për të marrë kontrollin e qytetit, Mykolaiv, por ato vazhdojnë të sulmojnë autobusët civilë që largohen përmes rrugës nga Khersoni, qyteti i parë dhe i vetëm i madh i marrë deri më tani nga Rusia.
CNN raporton se civilët vazhdojnë tub mbesin të bllokuar në disa pika kontrolli të forcave ruse, përderisa forcat e Ukrainës po vazhdojnë të mbajnë qytetin afër Detit të Zi në jug të Ukrainës.























