15:23 / 21.03.2022
OKB thotë se të paktën 925 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë
Zyra e OKB-së, për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), gjithashtu paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave civile ka të ngjarë të jetë "dukshëm më i lartë", për shkak të se verifikuesit e OKB-së nuk kanë qasje në disa qytete.
Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) thotë se që nga 24 shkurti, kur filloi agresioni rus në Ukrainë, ka arritur të konfirmojë vrasjen e të paktën 925 civilëve.
“Deri më tani kemi konfirmuar vrasjen e të opaktën 925 civilëve në Ukrainë dhe plagosjen e 1.496 civilëve të tjerë”, thuhet në njoftimin e sotëm të OHCHR.
Sipas OKB-së shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve të rënda në zonat e banuara.























