15:45 / 21.03.2022
Trupat ruse qëllojnë mbi protestuesit në Kherson
Kherson, që është më i madh nga një pjesë e vogël e qyteteve të Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse ka parë protesta të rregullta qytetare kundër okupimit.
Të paktën 12 persona raportohet të jenë plagosur sot pasi trupat ruse shpërndanë një demonstratë qytetare në qytetin e pushtuar jugor, Kherson në Ukrainë duke qëlluar me armë mbi protestuesit.
BBC raporton se pamjet e videove të publikuara në rrjetet sociale tregojnë protestuesit në një shesh të qytetit, me njerëz që vrapojnë nën breshërinë e armëve.























