16:22 / 21.03.2022
SHBA sheh rritje të aktivitetit detar rus në veri të Detit të Zi
Rusia ka vendosur dhjetëra luftanije në veri të Detit të Zi, duke përfshirë anije amfibe, një minahedhës dhe varka patrullimi.
Vëzhgimet amerikane kanë parë një rritje të aktivitetit detar rus në veri të Detit të Zi, sidomos rreth qytetit ukrainas, Odesa.
CNN raporton se granatimet në zonat rreth qytetit Odesa, kanë ardhur nga luftanijet ruse në veri të Detit të Zi, por ende nuk ka një indikacion për ndonjë sulm të afërt në Odesa.























