Rusia thotë se raportet me SHBA-në janë afër prishjes, pas komenteve të Bid
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se deklarimet e presidentit, Joe Biden, se presidenti rus, Vladimir Putin, është “kriminel lufte i kanë çuar në prag prishjes raportet ndërshtetërore.
Rusia ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Moskë, John Sullivan për ta paralajmëruar se deklarimet e presidentit, Joe Biden, për presidentin rus, Vladimir Putin, i kanë çuar në prag të kolapsit marrëdhëniet.
“Deklarata të tilla të presidentit amerikan, që nuk janë të denja për një burrështetas të rangut të lartë, i kanë vënë marrëdhëniet ruso-amerikane në prag të prishjes”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Biden tha javën e kaluar se Putin është një "kriminel lufte" dhe është përgjegjës për dërgimin e dhjetëra mijëra trupave në Ukrainë.
Ambasada e SHBA në Moskë ka njoftuar se ambasadori amerikan, Sullivan i ka kërkuar ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov t'u lejohet qasje në konsullatë amerikanëve të arrestuar në Rusi.























