18:29 / 21.03.2022
Zyrtarët amerikanë thonë se agresioni rus “kryesisht ka ngecur”
Zyrtarët e mbrojtjes deri më tani nuk kanë konfirmuar pretendimin rus se SHBA ka përdorur një raketë hipersonike. “Nuk është e qartë pse raketa do të ishte e nevojshme.
Zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes thonë se agresioni rus mbetet kryesisht i bllokuar në të gjitha linjat e avancimit, me trupat të cilat që nga java e kaluar, nuk kanë lëvizur më tej drejt Kievit.
CNN citon zyrtarët e mbrojtjes që thonë se forcat ruse kanë hedhur më shumë se 1100 raketa, por po përballen me disa "çështje të inventarit" dhe disa nga raketat e tyre kanë dështuar të godasin caqet e synuara.























