SHBA-së diskuton me aleatët në NATO e BE pozicionin kinez ndaj Rusisë
Gjatë vizitës në Evropë, presidenti amerikan, Joe Biden, do të koordinojë, të enjten, me partnerët në BE dhe NATON përgjigjen ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje materiale për Rusinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre në NATO dhe Bashkimin Evropian do të diskutojnë të enjten, pozicionin e Kinës ndaj Rusisë në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s, në takimin e Grupit të Shtatë Ekonomive më të mëdha të botës dhe në një samit të Këshillit Evropian.
“Gjatë vizitës në Bruksel presidenti, Joe Biden, do të koordinojë me partnerët tanë të BE-së të gjitha aspektet e përgjigjes sonë ndaj luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë. Kjo përfshin shqetësimet që ndajmë me BE-në, nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë”, thuhet në një përgjigje të administratës Biden për CNN. BE dhe SHBA po përpiqen të bindin zyrtarët kinezë që të mos mbështesin agresionin Rusisë në Ukrainë.























