12:12 / 22.03.2022
Ukraina akuzon Rusinë për deportim të dhunshëm të rreth 2,000 fëmijëve
Forcat ruse kanë deportuar dhunshëm 2,389 fëmijë nga Donetsku dhe Luhansku në Ukrainë, thotë Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme.
“Veprime të tilla janë shkelje të rënda të ligjeve ndërkombëtare, në veçanti të ligjit humanitar ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 njerëz, përfshirë 2,389 fëmijë janë evakuuar nga këto krahina dhe se ata janë larguar sipas vullnetit të lirë.
UNICEF-i ka ngritur shqetësime lidhur me këto raportime, por ka theksuar se nuk ka arritur t’i konfirmojë këto pretendime në mënyrë të pavarur.























