12:37 / 22.03.2022
Kryeministri italian dënon “arrogancën ruse”
Ukraina po tregon rezistencë “heroike” ndaj pushtimit rus, ka thënë kryeministri italian, Mario Draghi.
“Arroganca e qeverisë ruse është përplasur me dinjitetin e popullit ukrainas, të cilët kanë arritur ta frenojnë zgjerimin e Moskës dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha te ushtria pushtuese”, ka thënë ai para parlamentit italian.























