Të paktën 117 fëmijë të vrarë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Të paktën 117 fëmijë të vrarë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë

Sipas njoftimit të prokurorisë ukrainase e shumica e viktimave janë regjistruar brenda ose rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev ku është verifikuar vrasja e 58 prej tyre dhe në qytetin verilindor, Kharkiv ku janë vrarë 40 fëmijë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar sot se që nga fillimi agresionit rus, më 24 shkurt, janë vrarë të paktën 117 fëmijë dhe janë plagosur  më shumë se 155 të tjerë.

Viktimat e fundit u regjistruan në Kharkiv,  të hënën kur një tank rus goditi makinën e një familjeje që udhëtonte me dy fëmijë.

Prokuroria e Ukrainës gjithashtu ka njoftuar se janë shkatërruar 548 shkolla dhe objekte të tjera arsimore, 72 prej të cilave janë "shkatërruar plotësisht".