Fituesi rus i çmimit Nobel për Paqe dhuron medaljen për refugjatët ukrainas
Laureati i çmimit “ Nober për Paqe” ka theksuar nevojën urgjente për armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare.
Gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta, ka njoftuar se do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen të fituar nga kryeredaktori i saj, Dmitry Muratov për të ndihmuar refugjatët ukrainas.
CNN citon një deklaratë të botuar sot në gazetë, të Muratov që thotë se një mori "fëmijësh të plagosur dhe të sëmurë" që kërkonin "trajtim urgjent" e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze.
Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Çmimin Nobel për Paqen tetorin e kaluar për mbrojtjen e tij të palodhur të lirisë së fjalës në Rusi.
Të ardhurat nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të sigurojë mbështetje për refugjatët nga Ukraina.























