14:06 / 22.03.2022
OBSH paralajmëron për krizë të shëndetit mendor të refugjatëve ukrainas
Sipas OBSH-së të paktën 30 mijë prej refugjatëve tyre kanë probleme më serioze të shëndetit mendor.
Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar sot se rreth gjysmë milioni refugjatë nga Ukraina që kanë ikur në Poloni kanë nevojë për mbështetje për probleme që ndërlidhen me shëndetin mendor.
Në një konferencë Gjenevë, përfaqësuesja e OBSH-së në Poloni Paloma Cuchi ka thënë se refugjatët vuajnë nga një sërë problemesh shëndetësore, por nevoja kryesore është për mbështetje për shkak të traumave.























