Zelenskyy i kërkon Italisë të mos bëhet vendpushim për vrasës
BKT
   Ukraina

Zelenskyy i kërkon Italisë të mos bëhet vendpushim për vrasës

Në një fjalim virtual në parlamentin e Italisë, Zelenskyy ka thënë se për forcat ruse Ukraina është muri që i ndan nga Evropa.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkoi të martën "më shumë sanksione, më shumë presion" kundër Rusisë, në kohën kur lufta ruse po vazhdon të shkatërrojë Ukrainën. “Barbarët nuk duhet të kalojnë," u tha Zelensky ligjvënësve italianë. “Ne kemi nevojë për më shumë sanksione, më shumë presion që Rusia të mos kërkojë rezerva mercenarësh në Libi, por që Rusia të kërkojë paqe”.

Zelensky tha se  agresioni rus do të shkatërrojë më shumë jetë, më shumë familje.”Fatkeqësisht, artileria e raketave ruse nuk po ndalet së bombarduari qytetet tona, disa prej të cilave janë shkatërruar plotësisht. Por ju mos lejoni që Italia të bëhet vendpushim për vrasësit" tha ai. `