15:23 / 22.03.2022
SHBA akuzon Rusinë për rrëmbimin e mijëra fëmijëve në Donetsk e Luhansk
Duke cituar ministrinë e jashtme të Ukrainës ka deklaruar sot se Rusia ka rrëmbyer mijëra fëmijë nga rajonet lindore Donetsk e Luhansk.
Ambasada amerikane në Kiev, ka thënë sot se më shumë se 2.300 fëmijë ukrainas janë "larguar ilegalisht" nga territoret e Ukrainës lindore të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska dhe janë dërguar në Rusi.
“Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, forcat ruse kanë larguar ilegalisht 2.389 fëmijë ukrainas nga rajonet e Donetsk dhe Luhansk në Rusi. Kjo nuk është ndihmë. Është rrëmbim”, shkroi ambasada amerikane në Twitter.























