NATO paralajmëron se Bjellorusia mund t`i bashkohet luftës ruse në Ukrainë
BKT
   Ukraina

NATO paralajmëron se Bjellorusia mund t`i bashkohet luftës ruse në Ukrainë

Zyrtarët e opozitës bjelloruse kanë paralajmëruar gjithashtu zse njësitë ushtarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë.

Zyrtarë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës  paralajmërojnë se e Bjellorusia “së shpejti” mund t'i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

CNN citon burime në NATO dhe administratën amerikane që thonë se pushteti në Minsk tashmë po merr hapa për t’u përfshirë në luftime në Ukrainë.

“Putin ka nevojë për mbështetje. Çdo gjë do të ndihmonte.  Qeveria bjelloruse "po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës",  shpjegoi  një zyrtar i NATO-s.

Parlamenti i Bjellorusisë, muajin e kaluar, votoi që vendi të lejojë  përgjithmonë në territorin bjellorus forcat ruse dhe armët bërthamore.