16:09 / 22.03.2022
Guetrres thotë se lufta në Ukrainë nuk po duket se përfundon shpejt
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për t`i dhënë fund "luftës absurde" që çdo orë po bëhet "më e paparashikueshme ".
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, i ka bërë thirrje Rusisë për t'i dhënë fund "luftës absurde". “ Kjo luftë që është intensifikuar dhe nga ora në orë po bëhet e paparashikueshme, po shkakton vuajtje të tmerrshme njerëzore ," ka thënë Guterres.
Në një fjalim nga selia e OKB-së në New York, sekretari gjeneral e quajti "të pafitueshme" luftën e Rusisë dhe bëri thirrje për negociata serioze .
"Nga kontakti im me aktorë të ndryshëm, ka disa elemente përparimi diplomatik në disa çështje kyçe.Por lufta nuk duket se po mbaron shpejt", ka thënë Guterres.























