UNICEF thotë se çdo sekondë një fëmijë ukrainas bëhet refugjat
BKT
   Ukraina

UNICEF thotë se çdo sekondë një fëmijë ukrainas bëhet refugjat

UNICEF e ka përshkruari marramendës numrin e fëmijëve, jetët e të cilëve janë tronditur nga pushtimi rus.

Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka thënë sot se të dhënat e të larguarve nga Ukraina tregojnë se që nga fillimi i agresionit rus në çdo sekondë një fëmijë është bërë refugjatë.

James Elder, zëdhënës i UNICEF e ka përshkruari marramendës numrin e fëmijëve, jetët e të cilëve janë tronditur nga pushtimi rus.

“ Çdo rast nënkupton një fëmijë të ndarë nga babai i tyre dhe një familje të ndarë. Një fëmijë të ndarë nga shkolla që tashmë jeta i është përmbysur. Është torturuese".