SHBA: ka prova të qarta që forcat ruse goditën qëllimisht objektet civile
BKT
   Ukraina

SHBA: ka prova të qarta që forcat ruse goditën qëllimisht objektet civile

Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se administrata e presidentit, Joe Biden, po “ndihmon në sigurimin e provave” për hetimet në vazhdim që do të nxjerrin nëse Rusia po kryen krime lufte.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se kanë siguruar “prova të qarta” që tregojnë se forcat ruse kanë qëllimisht “vënë në shënjestër infrastrukturën civile, spitalet, shkollat dhe strehimoret.

CNN citon zyrtarë të mbrojtjes që thonë gjithashtu se ka "indikacione që forcat ruse kanë kryer krime lufte dhe administrata e presidentit, Joe Biden, po “ndihmon në sigurimin e provave” për hetimet në vazhdim që do të nxjerrin nëse Rusia po kryen krime lufte.