Forcat ruse qëllojnë qytetin Mariupol nga Deti Azov
Gjatë një fjalimi virtual në Parlamentin e Italisë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se asgjë veç rrënojave nuk ka mbetur nga qyteti Mariupol.
Zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë njoftuar sot se forcat ruse kanë filluar të godasin Mariupolin nga Deti Azov, duke përdorur një grup prej rreth shtatë anijesh luftarake në përpjekje për të marrë kontrollin në këtë qytet port të Ukrainës.
CNN citon raportet ushtarake që konfirmojnë se disa nga anijet ruse mund të jenë një minahedhës dhe disa anije zbarkuese amfibe, që po sulmojnë në qytetin e rrethuar gjatë 24 orëve të fundit.
“Ne vazhdojmë të vëzhgojmë një numër të forcave ruse brenda qytetit të Mariupol dhe mendojmë se të paktën disa prej tyre janë forca separatiste që erdhën nga rajoni Donbas", citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan.























