Të paktën një i vrarë nga sulmet ruse në stacionin e trenit në Pavlohrad
Forcat ruse kanë vrarë një person dhe kanë shkatërruar stacionin e trenit në qytetin Pavlohrad, që është një lidhje transporti me disa rajone lindore të Ukrainës.
Zyrtarët në Ukrainë kanë njoftuar se të paktën një person është vrarë pasi një raketë ruse goditi dhe shkatërroi stacionin e trenit Pavlohrad-2 në qytetin Pavlohrad të rajonit Dnipropetrovsk.CNN citon shefin rajonal të administratës civile, Valentin Reznichenko që konfirmon një person është vrarë pasi sulmi nxori nga shinat 15 vagonë mallrash dhe shkatërroi një pjesë të hekurudhës.
Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës dhe është një lidhje transporti me disa rajone lindore, që janë vija aktive të frontit në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.























