Zelensky: Rreth 100 mijë civilë të ngujuar në Mariupol
BKT
   Ukraina

Zelensky: Rreth 100 mijë civilë të ngujuar në Mariupol

Rreth 100 mijë civilë kanë mbetur në qytetin e rrethuar të Mariupolit pa ushqim, pa ujë, pa ilaçe dhe nën bombardime të vazhdueshme, thotë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presideti i Ukarinës,  Volodomyr Zelensky ka thënë se  se më shumë se 7000 banorë arritën të arratiseshin nga Mariupoli të martën .

Ai gjithashtu pretendon se një kolonë humanitare u kap nga forcat ruse dhe punonjësit e qeverisë ukrainase u kapën rob.

Mariupol ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.

Prej javësh tashmë, qyteti është granatuar pothuajse pa dallim. Një raport i Human Rights Ëatch i lëshuar të hënën e përshkroi qytetin si "një peizazh ferri i ngrirë, i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara".

Zyrtarët perëndimorë thonë se forcat ruse po përballen me mungesa serioze të ushqimit dhe karburantit.