Rusia po lëvizë për t’i rrethuar trupat ukrainase në lindje
BKT
   Ukraina

Rusia po lëvizë për t’i rrethuar trupat ukrainase në lindje

Ministria britanike e Mbrojtjes, në të dhënat e fundit, ka thënë se trupat ruse po lëvizin nga veriu në jug për të “rrethuar forcat ukrainase në lindje të vendit”. Trupat po avancojnë nga Kharkivi për në Mariupol.

Ndërkohë, luftimet në veri – që kanë për qëllim kapjen e kryeqytetit Kievit – vazdojnë të jenë statike, ka thënë ministria.

“Forcat ruse janë duke u marrë me riorganizim përpara se të ndërmarrin operacione të një shkalle më të gjerë”, thuhet në njoftim.

Rusia gjithashtu duket se po bën përpjekje që të kalojë përmes Mykolaiv në drejtim të qytetit jugperëndimor të Odesës.