Marrëveshje për armëpushim lokal në Luhansk
BKT
   Ukraina

Marrëveshje për armëpushim lokal në Luhansk

Guvernatori i rajonit Luhansk në lindje të Ukrainës tha se një marrëveshje është arritur për një armëpushim lokal, për të evakuuar civilët, në kohën kur luftimet po vazhdojnë.

Guvernatori Serhiy Gaidai tha në Telegram se armëpushimi do të hyjë në fuqi në orën 09:00, sipas kohës lokale.