Kryqi i Kuq do të ngrisë çështjet urgjente humanitare në Moskë
BKT
   Ukraina

Kryqi i Kuq do të ngrisë çështjet urgjente humanitare në Moskë

Kreu i Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar do të ngrisë “çështje urgjente humanitare” që kanë të bëjnë me situatën në Ukrainë, gjatë një vizite në Moskë, ka njoftuar Agjencia.

Peter Maurer ndodhet në Moskë për bisedime dy-ditore me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, të cilin pritet ta takojë të enjten.

“Zotëri Maurer planifikon të flasë për çështje urgjente humanitare, për të shmangur vuajtjet e njerëzve të ndikuar nga konflikti në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të Kryqit të Kuq.