10:37 / 23.03.2022
Tre të vrarë në Luhansk, dy prej tyre fëmijë
Tre njerëz, dy prej të cilëve fëmijë, janë vrarë gjatë një sulmi në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubizhnes, ka thënë kreu i ushtrisë në Luhansk.
“Tragjedia ka ndodhë në mbrëmje, kur ushtria ruse ka shpeshtuar sulmet. Një bombë shpërtheu në katin e pestë”, tha Serhiy Haidai.
Ai tha se më shumë se 60 civilë janë vrarë në këtë rajon, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.























