10:43 / 23.03.2022
Marrëveshje për nëntë korridore humanitare
Është arritur marrëveshja për nëntë korridore humanitare për të evakuuar civilët në qytete të ndryshme ukrainase, ka thënë zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Por, ajo tha se nuk kanë arritur të dakordohen me Rusinë për një kalim të sigurt nga Mariupoli.
Iryna Vereshchuk tha se shpreson që njerëzit që duan të ikin nga qyteti të arrijnë në Berdyansk, ku mund të sigurojnë ndihma humanitare. Ajo tha se 24 autobusë ndodhen në afërsi për të transportuar njerëzit.























