10:57 / 23.03.2022
Kryeministri italian kërkon nga Kina që mos ta përkrahë Rusinë
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka kërkuar nga Kina që të mos e mbështesë Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë dhe të bashkohet me përpjekjet për të arritur paqe në Ukrainë.
Duke folur në parlamentin italian, Draghi gjithashtu tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk duket se është i interesuar në arritjen e një armëpushimi që mund të çonte në përfundimin e konfliktit.























